Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për gjuhën shqipe

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut, së bashku me studentë nga Kosova e Shqipëria po protestojnë në Shkup në mbrojtje të gjuhës shqipe.

Ata kanë ngritur zërin e tyre me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëri nga organizuesit ka mbajtur fjalim motivues para turmës. “Mos ta mendojë askush që kemi harru, ne nuk e harrojmë kurrë nënë tonë Shqipëri”, tha ai.


- Advertisement -

Ndërsa një hoxhë tha se shqip do të flitet deri në pafundësi. “Ne nuk do të ia falim askujt, deri në ditën e kiametit, inshallah shqip do të flitet deri në pafundësi”, tha ai për gazetarët.


- Advertisement -