Studenti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Çlirim Iseni në emisionin “Kosova Today” ka folur për protestën që do të organizohet sot në Shkup, e cila mbahet në lidhje me mosrealizimin e provimit të Jurispudencës në gjuhën shqipe, por vetëm në maqedonisht, ani se shqipja atje është gjuhë zyrtare.
Ai tha se përmes kësaj proteste duan t’i qojnë një mesazh qeverisë të RMV-së, e që sipas tij ky mesazh është që studentët shqiptarë nuk dorëzohen e as nuk nënshtrohen, transmeton Klankosova.tv.





