Festa luksoze për 80-vjetorin e babait të Victoria-s: Familja Beckham bashkohet për një natë elegante

Victoria dhe David Beckham organizuan një festë luksoze për të shënuar 80-vjetorin e lindjes së babait të Victoria-s gjatë fundjavës, ku e gjithë familja u mblodh për të festuar në stil.

Victoria ndau momente nga nata në rrjetet sociale, duke treguar atmosferën elegante dhe praninë e familjarëve të ngushtë.

Në festë morën pjesë David Beckham dhe fëmijët e tyre Cruz, Romeo dhe Harper, ndërsa atmosfera u shoqërua edhe me muzikë dhe performance, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Victoria u shfaq me një fustan elegant nga marka e saj, duke tërhequr vëmendje me stilin e saj klasik.

Megjithatë, vëmendje të madhe mori mungesa e Brooklyn Beckham, e cila u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale për shkak të raportimeve për tensione familjare.


- Advertisement -