Egzon Ibrahimi flet për kontrollin e vizës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ilahisti i njohur, Egzon Ibrahimi, ka treguar për Klankosova.tv se nuk i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është vetëm një kontroll rutinë i vizës dhe pasaportës.

Ai ka vizë 5-vjeçare për SHBA dhe aktualisht po pritet sqarimi zyrtar nga ambasada amerikane.

Ibrahimi po qëndron në Stamboll dhe ka shprehur se nuk ka pasur refuzim vizash, vetëm një procedurë normale e kontrollit. “Nuk ka ndodhur një gjë e tillë, thjesht ishte një kontrollim i vizës dhe i pasaportës.


- Advertisement -

Unë aktualisht kam vizë për pesë vite në SHBA.

Ishte thjesht një kontrollim i vizës dhe një komunikim me Ambasadën e Amerikës.

Tani jam në Stamboll dhe momentalisht jam duke pritur se çka po më thotë ambasada, nuk bëhet fjalë për një refuzim të vizës”, ka thënë Ibrahimi për Klankosova.tv.


- Advertisement -