Policia e Ferizajt ka njoftuar për një aksident tragjik që ka ndodhur në fshatin Korishë në Ferizaj, ku një person 60-vjeçar ka humbur jetën.
Ekipi mjekësor konfirmoi vdekjen e personit në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.




