Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën në një vetaksident.
Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se ai quhej Driton Isa Haliti.
Policia njofton se katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion sipas urdhrit të Prokurorit të Shtetit.





