Aksident trafiku në Skenderaj: Dy vajza lëndohen pas shkaktimit të motorit elektrik

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj, me ç’rast janë lënduar dy vajza.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur teksa vajzat ishin duke drejtuar një motor elektrik, me të cilin e kanë goditur një veturë nga mbrapa.

Ky aksident dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës ndërmjet motorit dhe veturës. “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare që ishin në motorin elektrik.


- Advertisement -

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa.

Të lënduarat pas trajtimit mjekësor janë liruar.”, thuhet në raporitn 24-orës.


- Advertisement -