Detajet e tragjedisë në Pejë: një person humbi jetën dhe katër të tjerë u lënduan

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar detaje lidhur me vetëakcidentin e ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë u lënduan.

Një person është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa një tjetër po vazhdon trajtimin në spitalin e Pejës.


- Advertisement -

Dy persona të tjerë janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Autoritetet konfirmojnë se një person tjetër humbi jetën si pasojë e aksidentit.

Ngushëllimet më të sinqerta i shprehin familjes dhe të afërmve të viktimës.


- Advertisement -