Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme në Kuvendin e Kosovës përfundon me sukses

Në mesnatën e të dielës përfundoi regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 142,803 aplikime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka raportuar se deri më tani janë aprovuar 109,696 aplikime, ndërsa 7,325 janë refuzuar dhe 25,702 janë në pritje për shqyrtim.


- Advertisement -

Mënyra më e preferuar e votimit është votimi përmes postë, duke regjistruar 81,901 shtetas për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

Kutitë postare janë funksionalizuar në 23 shtete të botës, përfshirë Kosovën.

Adresat e kutive postare do të publikohen javën e ardhshme.

KQZ-ja do të rishikojë listën e përfaqësive diplomatike për votimin fizik, duke marrë parasysh numrin e regjistrimeve. /Klankosova.tv


- Advertisement -