Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar detaje lidhur me vetëakcidentin e ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Një person humbi jetën dhe katër të tjerë u lënduan.
Një person është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa një tjetër po vazhdon trajtimin në spitalin e Pejës.
Dy persona të tjerë janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Autoritetet konfirmojnë se një person tjetër humbi jetën si pasojë e aksidentit.
Ngushëllimet më të sinqerta i shprehin familjes dhe të afërmve të viktimës.





