Pas largimit nga Ferma VIP 3, Fabjola Elezaj, ka folur për herë të parë për eksperiencën, debatet brenda shtëpisë dhe raportin me Adin. ‘Ferma ishte eksperiencë e bukur, disa momente ishin jo të bukura.
Por më shumë kam marrë sesa kam dhënë aty.
Duhet të digjesh që të jesh një yll.
Unë u dogja, u poqa,’ tha ajo.
Fabjola foli edhe për debatet që çuan në largimin e saj nga formati, duke sqaruar se nuk e kishte personalisht me moderatoren Arbana Osmani. ‘Unë në asnjë moment nuk e kam patur me Arbanën.
Personit të parë që do mu drejtonte nga studio do i thoja atë fjalë.
Arbana përderisa nuk është personazh brenda nuk kishte pse të hynte në debat.
Sepse përfshiu miqtë e saj,’ theksoi Fabjola.
