Në Shqipëri, martesa ka ndryshuar shumë gjatë kohës.
Dikur ishte normale që pas shkollimit të fillonte dasma, por tani duhet një shtëpi, stabilitet emocional dhe një rrogë e mirë para se të mendohet për martesë.
Mosha mesatare e martesës është rritur ndjeshëm, me femrat që martohen në moshë mesatare 27.5 vjeçe dhe meshkujt në 31.4 vjeçe.
Numri i martesave ka pësuar rënie të ndjeshme, duke u ulur me 40% në 1 dekadë e gjysmë.
Kostoja e jetesës dhe pasiguria ekonomike janë disa nga arsyet që shtyjnë të rinjtë të shtynin martesën.
Edhe në Kosovë, trendi është i ngjashëm, me një rënie të numrit të martesave.
Shqiptarët nuk kanë humbur besimin tek dashuria, por duket se tani dashuria pret pak më gjatë.
