Blogerja Sara Hoxha ka folur së fundmi për një nga momentet më emocionuese që ka përjetuar si nënë gjatë një interviste për X Media.
Ajo ndau detaje rreth raportit me vajzën e saj, Poem, dhe sfidave që kanë ardhur pas ndarjes nga Ledri Vula.
Gjatë intervistës, Sara u pyet për pyetjen më të vështirë që i kishte bërë ndonjëherë vajza e saj.
Ajo tregoi se Poem e kishte pyetur pse ajo dhe Ledri nuk janë më bashkë, një moment që e cilësoi mjaft të ndjeshëm.
Sipas Sarës, ajo vendosi t’i përgjigjej me sinqeritet dhe me një gjuhë të përshtatshme për moshën e vajzës, duke i shpjeguar se marrëdhënia mes saj dhe Ledrit nuk po funksiononte më dhe se nuk po arrinin të kuptoheshin si më parë.
Biseda nuk përfundoi aty, pasi Poem e pyeti nëse ekzistonte mundësia që ata të ribashkoheshin.
