Ngjarje tragjike në Ferizaj: Person i gjetur i vdekur, familjarët bëjnë lamtumirën e fundit

Dje në Ferizaj ka ndodhur një ngjarje tragjike ku një person është gjetur pa shenja jete në orët e mëngjesit.

Sot, familjarët kanë bërë të ditur në rrjete sociale se do t’i japin lamtumirën e fundit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, kishte konfirmuar vdekjen e personit, i cili u gjet i vdekur në Rakaj të Ferizajt. “Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, së bashku me njësinë reaguese dhe hetuesit e stacionit policor.


- Advertisement -

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar”, ka thënë Veseli.

Identiteti i personit është zbuluar si Fatjon Rexhepi, 29-vjeçar nga Ferizaj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *