Incident në Modenë: Burrë përplas makinën mbi këmbësorë, tetë të plagosur rëndë

Një burrë ka përplasur makinën e tij mbi këmbësorët në qytetin verior italian të Modenës, duke plagosur tetë persona, katër prej të cilëve rëndë, thonë zyrtarët.

Ata përfshijnë një grua që thuhet se i janë shtypur të dyja këmbët, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.

Kalimtarët e ndoqën dhe arritën ta ndalonin burrin, rreth të 30-ave, dhe ta dorëzonin në polici.


- Advertisement -

Kryeministrja Giorgia Meloni e përshkroi incidentin si “jashtëzakonisht serioz”.

Kryetari i bashkisë Massimo Mezzeti shtoi se do të ishte “edhe më serioz” nëse do të rezultonte të ishte një sulm i paramenduar.


- Advertisement -