Aktori i njohur Al Pacino (86 vjeç) dhe Noor Alfallah (32 vjeçe) janë parë bashkë në një event të modës ‘Dior’ në Los Angeles, duke pozuar krah për krah para kamerave.
Marrëdhënia e tyre, pavarësisht diferencës së madhe në moshë, vazhdon të nënkuptojë interes publik.
Në paraqitjen e tyre të fundit, ata u shfaqën e qetë dhe e afërt në një ngjarje në Muzeun e Artit të Qarkut Los Angeles (LACMA), ku u mblodhën edhe shumë emra të njohur.
Kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen së bashku në publik.
Në qershor 2023, ata u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Roman Pacino.
Aktori fitues i ‘Oscar-it’ është i përfshirë aktivisht në jetën e djalit dhe po e rrisin bashkë.
Edhe pse jetojnë në adresa të ndara, spekulimet për një rikthim të mundshëm të romancës janë shtuar, pasi ata janë parë shpesh së bashku në publik.
