Në tentativën e parë dështuan ta gjejnë kompaninë.
Në atë të dytin, u detyruan ta pranonin ofertën e vetmen për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua t’i japë edhe më shumë para se sa kishte planifikuar për këtë punë firmës sllovene CETIS.
Për të arritur shumën e kërkuar, KQZ u detyrua të shpenzojë edhe nga projektet tjera të përfunduara.
Sllovenët fituan tenderin për fletëvotimet e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë dhe Gjakovë, edhe pse kishin gabuar më parë.
Edhe pse kërkojnë shuma të mëdha parash, vendimi për CETIS të printojë fletëvotimet u shpall si i domosdoshëm për votimet nga diaspora.
