Gazetarja Vesa Hoda ka sjellë detaje nga ngjarja në Skenderaj, ku kryetari i komunës Sami Lushtaku është paraqitur në stacion policor për intervistim lidhur me incidentin e djeshëm me kreun e VV-së në këtë qytet, Hysni Mehani.
Në vendngjarje janë mbledhur një numër i madh qytetarësh dhe bashkëluftëtarësh, përfshirë edhe veteranë të UÇK-së, të cilët kanë pritur për katër orë.
Intervistimi i Lushtakut ka zgjatur rreth një orë, ndërsa qytetarët janë shpërndarë pas përfundimit të tij.
Lushtaku ka deklaruar se rasti, sipas tij, ka prapavijë politike nga pushteti.





