Amir Lushtaku, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, u lirua pas ndalimit në lidhje me incidentin e djeshëm në Skenderaj, ku dyshohet se ka sulmuar Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai u fotografua pranë stacionit policor në Skenderaj, ku ndodhej edhe Sami Lushtaku, i cili po intervistohet për rastin.
Intervistimi i kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, po vazhdon.





