Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Shupkovc.
Dy automjete vendore janë përfshirë në aksident, ku katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Personat e lënduar janë në gjendje të stabilizuar.
Autoritetet lokale po zhvillojnë hetime për të zbuluar rrethanat e aksidentit.





