Prokuroria në Fier ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja”.
Nga hetimet rezulton se ai ka ngacmuar ish-partneren e tij duke i shkaktuar frikë për sigurinë vetjake.
Prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme për të paraqitur çështjen në gjyq.





