Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka organizuar një sërë aktivitetesh për mbështetjen e familjes, mbrojtjen e fëmijëve dhe promovimin e vlerave familjare.
Ministri Andin Hoti theksoi se familja është vendi ku marrim mbështetjen e parë dhe vlerat që na përcjellin gjatë gjithë jetës.
Drejtoresha e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë dhe drejtoresha e OFAP-së theksuan rëndësinë e familjeve strehuese për fëmijët pa kujdes prindëror.





