Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Pekini duke deklaruar se ka arritur “marrëveshje fantastike tregtare, të mira për të dyja vendet” pas takimit me homologun e tij kinez, Xi Jinping.
Trump, i cili shoqërohej nga një delegacion i formuar kryesisht nga biznesmenët më të mëdhenj amerikan, ka përshkruar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve si “raportin ekonomik më të rëndësishëm në botë”.
Samiti dyditor u karakterizua nga retorika pozitive dhe simbolika sesa nga rezultate konkrete ekonomike.
Pas bisedimeve, Trump tha se takimi ishte “shumë i suksesshëm”, ndërsa Xi e cilësoi vizitën si “historike”.
Një nga momentet më të komentuara ishte mbërritja e Elon Musk dhe Jensen Huang, të cilët qëndruan pranë Trumpit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes.
Bisedimet përfshinë diskutime për zgjerimin e aksesit të kompanive amerikane në tregun kinez dhe rritjen e investimeve kineze në industrinë amerikane.
