Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos po qëndron sot në Prishtinë teksa zhvilloi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe u.d e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Pas përfundimit të takimit në konferencë për media, Kurti tha se Kosova është plotësisht e rreshtuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. ‘Me komisioneren Kos patëm një takim konstruktiv dhe të drejtpërdrejtë.
Me komisioneren Kos kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë, rritjes ekonomike si dhe në kapitujt e anëtarësimit.
Jemi të 3-të në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore dhe të dytët në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për avancim sundim ligjit.
Jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe sigurisë së BE-së.
Kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë në terma më të ashpër, kemi ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ju kemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse’, tha Kurti.
