Policia e Kosovës ka organizuar një operacion në Skenderaj gjatë natës së enjtes, ku Njësia Speciale ka kryer bastisje dhe ka arrestuar disa individë, përfshirë zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.
Aksioni nisi para mesnatës dhe përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Në qytet u vunë re forca të shumta policore dhe automjete me targa nga Prishtina.





