Aksioni i Policisë në Skënderaj: Debatet pas ndalimit të zëdhënësit të komunës së Skënderajt

Aksioni i Policisë së Kosovës në Skënderaj gjatë natës së enjtes, ku Njësia Speciale kreu bastisje dhe ndaloi disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e Komunës së Skënderajt, Amir Lushtaku, ka nxitur debat edhe në emisionin “Ora 7”, ku analistë dhe gazetarë komentuan këtë aksion.

Gazetari Vullnet Krasniqi e cilësoi situatën si të pazakontë, duke thënë se aksioni ka dëmtuar imazhin e rajonit të Drenicës dhe Skënderajt. ‘Mbrëmë, çka mendoj se ka ndodhë, është një situatë shumë e çuditshme, që e ka dëmtuar shumë rajonin e Drenicës dhe Skënderajt.

Një njësi speciale nga Prishtina në Skënderaj me policë të maskuar që nuk mundeshin me arsyetu pse janë aty.


- Advertisement -

Njëherë u tha se është aksion për verë, pastaj për diasporë, u përmend gjithçka,’ tha Krasniqi.

Edhe gazetarja Ardiana Thaçi-Mehmeti e cilësoi të pazakontë situatën e krijuar pas aksionit policor. ‘E çuditshme gjithçka që ka ndodhë dje, prej momentit kur ka ndodhë arrestimi dhe gjithçka ajo luftë që ka ndodhë edhe në rrjete sociale edhe në terren, nëse mundemi me thanë kështu figurativisht, te të dy palët që u quajtën,’ tha ajo.

Ndërkohë, analisti Valon Rashiti tha se kryetari i Komunës së Skënderajt duhet t’u përgjigjet institucioneve të rendit për veprimet e tij. ‘Unë konsideroj se z.

Sami Lushtaku duhet me ju përgjigj organeve të rendit për veprën që e ka ba, se një kryetar komune duhet me qenë shembull, pavarësisht ofendimeve dhe fyerjeve që ka marrë,’ deklaroi Rashiti.

E gazetari Ardian Gaxherri kritikoi klasën politike, duke thënë se qytetarët kanë nevojë për lidership që fokusohet në zhvillimin e vendit. ‘VV dhe PDK janë babë e bir, këta janë ‘pjellë’ e PDK-së.

Dhunën me dhunë, ky popull ka nevojë me i çel sytë, se ne s’kemi nevojë për dhunë, por për liderë që na udhëheqin drejt zhvillimit shtetëror dhe shoqëror.’


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *