Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para qytetarëve dhe para mediave ka telefonuar policinë për të kuptuar arsyen e forcave të shtuara në Skenderaj.
Në përgjigjen e policisë u tha se është vetëm një plan operativ për shkak se vera po vjen dhe ka më shumë qarkullim të automjeteve.
Por, kjo përgjigje nuk është pranuar nga Musliu, duke e quajtur këtë si tallje me qytetarët e Skenderajt. ‘Kjo është tallje me qytetarët e Skenderajt dhe nuk kalon kjo tallje’, tha Musliu.





