Në Skenderaj, qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë duke shprehur shqetësimin e tyre për praninë e shtuar të forcave policore.
Diellza Berisha, gazetare e njohur nga Klan Kosova, raporton se disa prej tyre janë zhvendosur te Komuna e Skenderajt.
Protestuesit kanë njoftuar se do të qëndrojnë në vend deri në largimin e Njësisë Speciale.





