Shpallen shtetet që kaluan në finalen e Eurovision 2026

Mbrëmja e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2026, që po mbahet këtë vit në Vjenë, ka përfunduar me shpalljen e 10 shteteve që siguruan kualifikimin në finalen e madhe.

Pas votave të publikut, në finale kanë kaluar: Bullgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Rumania, Malta, Qiproja, Shqipëria, Danimarka dhe Çekia.

Në mesin e të kualifikuarve është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën ‘Nan’, e cila arriti të marrë mbështetjen e mjaftueshme për të vazhduar garën drejt natës finale.


- Advertisement -

Ndërkohë, nga kjo gjysmëfinale kanë mbetur jashtë finales: Luksemburgu, Letonia, Armenia, Zvicra dhe Azerbajxhani.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *