Forca të shtuara policore janë vendosur në mbrëmje në qytetin e Skenderajt.
Arsyeja për këtë veprim ende nuk është bërë e ditur, por Nacionale ka publikuar fotografi nga disa rrugë të qytetit ku shihen policët specialë duke ndaluar vetura.
Njësia Speciale është vendosur pas një sulmi fizik në një lokal, ku ishin të përfshirë kryetari i komunës, Sami Lushtaku, kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, si dhe disa persona të tjerë.
Mehani pretendon se është sulmuar nga Lushtaku, ndërsa ky i fundit e mohon akuzën, thënë se ka reaguar ndaj provokimeve të zëvendësministrit.
Prokuroria Themelorë në Mitrovicë ka njoftuar se dy persona janë ndaluar dhe hetimet për rastin vazhdojnë.
