Kënga ‘Nan’ e Alis shqetëson kampusin e studentëve në Universitetin e Maltës

Kënga ‘Nan’ e këngëtarit Alis, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2026, është përcjellur me entuziazëm edhe në kampusin e studentëve në Universitetin e Maltës.

Disa studentë nga Kosova kanë regjistruar momentin e interpretimit të artistit shqiptar në ekranin e madh në kampus, ku qindra studentë ndoqën natën gjysmëfinale të festivalit evropian.

Kampusi dhe Universiteti i Maltës organizojnë aktivitete të tilla për të ndihmuar studentët ndërkombëtarë të ndjehen më të afërt me vendet dhe kulturat e tyre, duke i larguar ndjenjën e mungesës së familjes.


- Advertisement -

Në kampus jetojnë dhe studiojnë të rinj nga vende të ndryshme të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Afrikës, që ndjekin studimet në universitetin publik të Maltës.

Eurovisioni në Maltë mbetet një nga ngjarjet kulturore më të ndjekura dhe të dashura për publikun, duke sjellë bashkë studentë dhe qytetarë nga kombësi të ndryshme nën tingujt e muzikës dhe artit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *