Shqipëria është kualifikuar zyrtarisht në finalen e madhe të Eurovision 2026, i cili këtë vit po mbahet në Vjenë.
Këngëtari shkodran Alis, arriti të sigurojë një vend në natën finale pas paraqitjes së tij në gjysmëfinale me këngën ‘Nan’.
Alis e përfaqësoi Shqipërinë në mënyrë dinjitoze, duke sjellë para publikut evropian një baladë emocionale që u vlerësua për interpretimin dhe mesazhin e saj.
Performanca e tij u shoqërua me një atmosferë të ndjerë dhe një koncept skenik që preku një temë të ndjeshme, duke rrëmbyer vëmendjen e shikuesve dhe duke nxitur reagime pozitive edhe në rrjete sociale.
Si rezultat, kur u lexua lista e shteteve që kaluan tutje, Shqipëria ishte një nga vendet e shpallura të kualifikuara për finalen e madhe, e cila zhvillohet të shtunën.
