Fushata s’ka filluar ende zyrtarisht, por partitë politike kanë nisur gjuhën për të përfituar vota.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar thumbimet për kundërshtarët, duke iu dhënë edhe epitete, duke lënë mënjanë planifikimin e politikave.
Partitë e tjera gjithashtu përdorin gjuhë fyese, duke rrezikuar përkeqësimin e atmosferës para fillimit të fushatës zyrtare në 10 ditë.
Në zgjedhjet e mëparshme, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dënoi partitë politike për gjuhën nxitëse dhe urryese gjatë fushatës.





