Marrëveshja për Shitjen e Pajisjeve Ushtarake për Kosovën pritet të Lëshohet në Qershor

Marrëveshjen me kompaninë private amerikane e ka kryer.Një e tillë, që rëndom mbetet konfidenciale, ka pranuar t’i shesë pajisje ushtarake Republikës së Kosovës në vlerë milionëshe, e destinuar të niset në gjysmën e dytë të 2026-ës.

Për shkak të politikave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transporti i armëve e makinerive finalizohet pasi ta ketë dhënë dritën e gjelbër Departamenti i Shtetit.

Leja pritet të lëshohet në qershor tashmë që DASH e ka njoftuar zyrtarisht Kongresin për blerjen që niset drejt Ballkanit. 14 milion dollarë është vlera më e ulët për të cilën Kongresi duhet të njoftohet para shitjeve komerciale për vendet si Republika e Kosovës që ende nuk janë pjesë e NATO-s.


- Advertisement -

Në total, Departamenti i Shtetit do të autorizojë vetëm në qershor shitjen e armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake, edhe shërbime, në total prej 1 miliard e 554 milion e 600 mijë dollarëve.

Tek shtetet blerëse është edhe Greqia, për të cilën në Kongresin Amerikan u fol të mërkurën për një tjetër ndihmë ushtarake, e cila u propozua të kushtëzohet me Kosovën.

Kur ligjvënësit Chriss Pappas dhe Dina Titus prezanuan Ligjin për Zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak amerikano-helen, kongresisti Keith Self tha se do bëhej mirë sikur ligji me afat 5 vjeçar për të trajnuar ushtrinë helene, të jetësohej pasi Greqia ta njeh Kosovën si shtet.

Self tha se Greqia, bashkë me Spanjën, Sllovakinë dhe Rumaninë janë në linjë me Rusinë, Kinën dhe Serbinë në raport me pavarësinë e Kosovës, e cila është shteti më i besueshëm i Amerikës në Evropë, e kësisoj po e pengojnë hyrjen e saj në NATO.

Ky propozim i Self u refuzua por kongresi do ta shqyrtojë një ligj të veçantë për njohjet që i duhen Kosovës për të hyrë në NATO, i propozuar po nga republikani.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *