Vjosa Osmani lavdëron punën e kompanive vendore gjatë vizitës në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka bërë lavdërim për punën e dy kompanive vendore gjatë vizitës së saj në Istog.

Osmani ndau në llogarinë e saj në Facebook edhe disa fotografi nga vizita e saj atje. “Mes dritës së diellit, aromës së kamomilit dhe qetësisë së natyrës…”, ka shkruar Osmani në Facebook. “Ka vende ku njeriu nuk pi vetëm çaj, por mbushet me paqe, buzëqeshje dhe energji të mirë”. “AgroProdukt dhe Bliff Organik janë dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën!

Faleminderit për pritjen e këndshme sot në Istog!”


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *