Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, ka reaguar pas sulmit në Skenderaj, duke kritikuar eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për dënimin e sulmit fizik ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani.
Nga ata që kanë reaguar është edhe Faton Peci, kryetar i Mitrovicës së Jugut, i cili ka kualifikuar rastin si kriminal.
Lushtaku ka akuzuar Pecin për afera korruptive dhe ka kërkuar llogari për fondet publike të ndara.
Ai gjithashtu ka shprehur dyshime se cilët personazhe mund të pengojnë drejtësinë të hetojnë aferat e Pecit.





