Ekrand Shabani, drejtori i kompanisë ‘Onima’, është ndaluar për 48 orë me dyshime për veprën penale ‘Ngacmimi’.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, konfirmon rastin dhe thotë se ndalimi është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit. ‘Prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast’, deklaron Shala për Reporteri.net.





