Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, u takua me Mbretin Charles në një mbrëmje të veçantë gala në Londër, ku u shënua 50-vjetori i organizatës bamirëse ‘The King’s Trust’.
Eventi u mbajt në Royal Albert Hall dhe mblodhi një sërë emrash të mëdhenj nga muzika dhe kinematografia.
Rita Ora ishte mes artistëve që performuan në këtë koncert festiv, i cili kishte në fokus punën 50-vjeçare të fondacionit në mbështetje të të rinjve.
Në sallë ishin të pranishëm edhe Mbretëresha Camilla, George dhe Amal Clooney, Benedict Cumberbatch, Idris Elba, Sir Rod Stewart, Ronnie Wood, Craig David, Anne-Marie, dhe moderatorët Ant dhe Dec.
Mbreti Charles falënderoi stafin dhe kontribuesit, shprehur dëshirën që organizata të vazhdojë sa më gjatë që të jetë e mundur.
