Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur platformën e tyre të re ‘Hajde folim’ në një postim në Facebook.
Në platformën e re, ata synojnë të komunikojnë pa skenografi protokolare me qytetarët dhe të sjellin të vërtetën e përditshme të Kosovës.
Abdixhiku tha se do të vazhdojnë takimet në çdo qytet dhe shesh, duke shprehur bindjen se politika duhet të jetë mes njerëzve dhe jo e mbyllur në zyra. ‘Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim.
Ejani në ngjarjet e radhës.
Hajde folim,’ përfundoi ai.





