Kryetarja e Dhomave të Speciales sërish e paftë për raportim në Parlamentin e Kosovës

Ideja nuk e kaloi as komisionin parlamentar.

Legjislatura e 10-të nuk e ftoi për raportim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Me thirrjen e deputetes dhe bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ftesa u shty për korrik apo shtator.


- Advertisement -

Kjo u lidh me aktgjykimin që po e pret Selimi, sikur edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

Por fakti se kryegjyqtarja e Speciales i përgjigjet kurdo kësaj ftese, thjesht po duket e pamundur.

Për t’i raportuar Parlamentit të Republikës, gjyqtarja bullgare duhet të vijë në Kosovë, ku për herë të fundit qëndroi fiks para 1 viti. 13 majin e 2025-ës, kryetarja e Speciales anuloi takimin dhe konferencën me gazetarë për shkak të protestës së veteranëve të OVL-UÇK-së, para hotelit ku Gjykata thirri mediet.

Që atë ditë, vendimi i parë që mori nga zyra në Hagë, ishte caktimi i gjyqtarëve të Apelit pasi treshes, Selimi, Krasniqi e Veseli, iu refuzua lirimi me kusht pas mbylljes së rastit të Prokurorisë.

Pos caktimit të paneleve e gjyqtarëve, vetë Trendafilova gjatë kësaj kohe rrëzoi kërkesën e Haxhi Shalës për lirim me kusht, e vendimin e vet të korrikut 2025, e ndryshoi në shkurt të këtij viti.

Në lidhje me shqetësimet për paraburgimin, që u trajtuan në raportin e Komitetit për të drejtat e njeriut e juristëve të Anglisë dhe Uellsit, Klani pyeti për një koment specifik nga Ekaterina Trendafilova.

Zyra për Informim tha se Gjykata s’ka përgjigje shtesë veç asaj se Avokati i Popullit i Kosovës ka bërë interpretime që krijojnë imazh të rremë të DhSK-së.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *