Reperezentuesit e Finlandës në Eurovisionin e këtij viti, Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen, kanë përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave serbe, pas raportimeve se dyshja ka shmangur komunikimin me gazetarë nga Serbia gjatë aktiviteteve zyrtare të festivalit.
Gazetarët serbë u përpoqën të merrnin një deklaratë gjatë parakalimit në tapetin kryesor më 10 maj, por artistët finlandezë thuhet se u përgjigjën se nuk u nevojitet promovim në Serbi.
Linda dhe Pete pranuan të përgjigjen vetëm në dy pyetje pas këmbënguljes së ekipit të Radiotelevizionit të Serbisë (RTS).
Mediat serbe e lidhin këtë sjellje me të kaluarën artistike të Lampenius, duke pretenduar se performancat e saj për trupat e NATO-s në Kosovë dhe forcat detare amerikane në Evropë dhe Afrikë kanë ndikuar negativisht në perceptimin e publikut serb ndaj saj.
