Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë me dije se shkalla e rritjes së çmimeve të konsumit në prill ishte 7,5 % vjetore dhe 1,1 % mujore.
Kjo u bë e ditur në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit të publikuar nga ASK.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025.
Inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026.
IHÇK është rritur me 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025, veçanërisht për shkak të rritjes së çmimeve në disa kategori si transporti, strehimi, ushqimi, etj.
Në raport thuhet se ka pasur edhe rënie në disa kategori si informacioni, arsimi dhe kujdesi personal.
Klankosova.tv transmeton raportin detajuar.
