Prokuroria Speciale e Kosovës ka raportuar për ndalimin e një personi të dyshuar në rastin ‘Laboratori 25’.
Sipas njoftimit, S.D., është paraqitur vullnetarisht në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
Pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, masa e ndalimit prej 48 orësh është caktuar për shkak të dyshimeve për veprat penale.
Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim dhe Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme.





