Gino Mulliqi, një shqiptaro-amerikan, ka fituar një mandat të ri trevjeçar në qytetin e Wyliet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh mirënjohës për besimin e kolegëve të tij në këshill dhe përjetimet e tij si 13-vjeçar gjatë luftës në Kosovë.
Mulliqi shprehet se Amerika i ka dhënë mundësi të paimagjinueshme dhe se ëndrra amerikane vazhdon të jetë e gjallë.
Ai falënderon qytetarët e Wyliet për besimin dhe mbështetjen, duke u zotuar të punojë fort për komunitetin. /Klankosova.tv





