Kërkimet për 55-vjeçaren që u shpall dje e zhdukur në Deçan po vazhdojnë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Deni Hameli i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit Malor.
Hameli njoftoi se operacioni do t’i bashkangjitet edhe FSK-ja. “Nuk kemi ndonjë gjurmë.
E kemi bërë kërkmin sipërfaqësor të terrenit rreth lumit, nuk ka pasur asgjë.
Më pas e kemi ndërtuar një urë me litarë, ku më pas jemi munduar me shufra të kontrollojmë në ujë.”, theksoi Hameli për Klankosova.tv. “Atje janë duke shkuar edhe zhytësit e FSK-së dhe pastaj të shohim se si do të kombinohemi, pasi që aty aktualisht është e pamundur të hyjmë në ujë pasi që rrjedha e ujit është tejet e shpejtë”, shtoi ajo.
Vazhdon operacioni i kërkimit për gruan e zhdukur në Deçan
