Reperi kosovar, Fero, ndan një postim prekës në InstaStory – Reflekton për një periudhë të vështirë

Reperi nga Gjilani, Fero, ka ndarë me ndjekësit një postim prekës në InstaStory, ku ka kujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës.

Ai publikoi një fotografi të vjetër krah nënës së tij të realizuar në vitin 2022. ‘Para katër viteve para qendrës së rehabilitimit me nënën time’, tha ai fillimisht.

Më pas shtoi: ‘Në gjendjen më të keqe të mundshme, rikujtim për motivim’.


- Advertisement -

Me këtë mesazh, Fero duket se ka dashur të japë një reflektim personal dhe një sinjal motivues, duke kujtuar kohën kur po përballej me një situatë jo të mirë.

Ky rrugëtim i tij në një mënyrë tregon se ndryshimi është i mundur, edhe pas periudhave të errëta.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *