Partia e Drejtësisë garon me Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Partia e Drejtësisë ka bërë me dije se në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të PD-së në rrjetet sociale. ‘Pas zhvillimeve të fundit politike dhe marrëveshjes së arritur për bashkëpunim në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, vlerësojmë se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit politik, përgjegjësisë shtetërore dhe rikthimit të besimit qytetar në institucionet e Republikës së Kosovës’. ‘Ky nuk është vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi politik, dialogu institucional dhe mobilizimi të potencialeve më të mira profesionale e kombëtare në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit’.

Partia e Drejtësisë thotë se ka vendosur që në këto zgjedhje të mbështesë këto procese pozitive dhe të japë kontributin e saj maksimal në funksion të suksesit të përbashkët politik dhe shtetëror. ‘Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi politike, stabilitet institucional dhe vizion të qartë zhvillimor.


- Advertisement -

Qytetarët presin zgjidhje konkrete, përgjegjësi dhe përkushtim serioz ndaj interesit publik.

Në këtë rrugëtim, do të angazhohemi me përkushtim të plotë për t’i shërbyer Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *