Qeveria në detyrë ka zhvilluar një mbledhje elektronike ku ka aprovuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10,887,186.45 euro.
Këto mjete do të përdoren për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor.
Fondet do të shfrytëzohen për të mbuluar të gjitha shpenzimet e procesit zgjedhor të muajit të ardhshëm.





