Dominimi i seancave të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës: Analizë e raportit monitorues

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, tha se Legjislatura e X-të e Kuvendit të Kosovës është përshkruar nga dominimi i seancave të jashtëzakonshme dhe kontrolli i agjendës parlamentare nga shumica parlamentare.

Në periudhën shkurt–prill 2026, Kuvendi ka mbajtur gjithsej 24 seanca, ku 10 kanë qenë seanca të jashtëzakonshme, prej të cilave 8 janë thirrur nga shumica parlamentare- Lëvizja Vetëvendosje.

Jakaj shton se kjo praktikë dobëson funksionin e Kuvendit si institucion për debat të strukturuar dhe vendimmarrje të menduar.


- Advertisement -

Opozita ka përdorur më pak seanca të jashtëzakonshme, duke reflektuar ndikim më të vogël në përcaktimin e agjendës parlamentare.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund, ka publikuar raportin monitorues për Legjislaturën e X-të të Kuvendit të Kosovës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *