Në vizitën e tij në Gjermani, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u prit me mirësi nga përfaqësuesit e parlamentit të Nordrhein-Westfalen.
Gjatë takimeve, u diskutua për bashkëpunimin në fushën e diplomacisë parlamentare, mërgatën si urë lidhëse për bashkëpunimin ekonomik, si dhe për infrastrukturën, mobilitetin dhe arsimin.
Kurti theksoi mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, duke marrë parasysh rëndësinë e regjionit të Nordrhein-Westfalen në Gjermani.





